English

Delegacioni i PE, takim me presidentin Topi

Tiranë, 22 mars, NOA - Delegacioni i Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, i kryesuar nga presidenti i tij, Eduard Kukan, i cili ka mbërritur dje në vendin tonë, do të vijojë sot takimet me palën shqiptare.

Kështu, bëhet me dijeni, se realisht përfaqësuesit e këtij delegacioni, janë duke zhvilluar takim me presidentin e Republikës, Bamir Topi, ndërsa dje janë takuar me kreun e opozitës Edi Rama.

Në takimet me krerët më të lartë të shtetit shqiptar, parlamentarët evropianë do të bisedojnë rreth plotësimit nga qeveria shqiptare të kushteve të kërkuara për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian.

Për sot, ata kanë lënë të zhvillohen takimet edhe me kryeministrin Sali Berisha; kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli; ministrin e Jashtëm, Ilir Meta dhe ministrin e Brendshëm, Lulëzim Basha.

Ata njëkohësisht do të vizitojnë edhe zyrat kryesore përgjegjëse për përmbushjen e kritereve të kërkuara nga Bashkimi Evropian. n.e/NOA

KOMENTE