Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Festa e Sulltan Novruzit, Edi Rama: Koha për solidaritet
English

Festa e Sulltan Novruzit, Edi Rama: Koha për solidaritet

Tiranë, 22 Mars NOA - Besimtarët myslimanë bektashianë kremtojnë sot Ditën e Novruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi, në ditën e Sulltan Novruzit, vizitoi të hënën në mesditë mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku u zhvillua ceremonia tradicionale fetare. Lideri socialist uroi Haxhi Dede Reshat Bardhin, me rastin e Sulltan Novruzit dhe më pas dha një prononcim për mediat.

Duke folur pas takimit, Rama tha se në ditë të tilla, mendimi shkon gjithmonë te ata që janë në vështirësi.

"Për fat të keq, - komentoi Rama, - sot ka më shumë njerëz në vështirësi se sa në të njëjtën ditë të një viti më parë".

"Unë dua t'ju uroj të gjithëve mbarësi dhe duke shpresuar e punuar së bashku për t'i kapërcyer vështirësitë, duke kapërcyer varfërinë në rritje, papunësinë në rritje dhe për t'u bërë të gjithë solidarë në përballimin e një krize ekonomike që shkon duke u thelluar, për të mos humbur për asnjë moment besimin se gjithçka varet nga ne dhe se me ndihmën e Zotit të gjitha janë të kapërcyeshme dhe të gjitha do t'i kapërcejmë", - përfundoi deklarata e Ramës.

e.r/NOA

KOMENTE