English

Hedh djalin e droguar me anestezi në Youtube, fiton 100 mijë USD

Florida, 22 mars, NOA - Një video shokuese e të birit 7-vjeçar, me pamje të droguar nga anestezia e rëndë që i kishte bërë dentisti, i ka sjellë plot 100 mijë dollarë fitime të atit.

Menjëherë sa është hedhur, video ka vjedhur 54 milion klikime, ndërsa që nga ajo ditë jeta ka ndryshuar rrënjësisht, jo vetëm për fëmijën e lënduar, por për gjithë familjen e tij në Orlando të Floridas.

Në verën e vitit 2008, Davidi 7-vjeçar shkoi në dentisti për nj dhëmb të sëmurë, i cili i tha se duhej ta hiqte.

Më pas ai i ka bërë anestezi, efektet e së cilës kanë qenë sikur djali të kishte përdorur drogë dhe fliste përçart.

Ndërkaq, ka pasur edhe nga ata që protestuan nga hedhja e një videoje të tillë online, duke pohuar se fëmija po shfrytëzohet pa mëshirë nga babai i tij.

Ndërkohë, familja po mbledh shumë para, ku pjesa e të ardhurave të tyre vjen nga reklamat që paraqiten në YouTube, 6000 dollarë nga të cilat janë dhënë si fonde bamirëse për organizata që merren me shëndetin dentar.

n.e/NOA

KOMENTE