Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza, PS thotë se ka 18% më pak ushqime në tryezat e shqiptarëve
English

Kriza, PS thotë se ka 18% më pak ushqime në tryezat e shqiptarëve

Tiranë, 22 Mars NOA - Partia Socialiste shprehu sot shqetësimin se në kuadrin e krizës ekonomike në vend, në tryezat e shqiptarëve tani gjendet 18 për qind më pak ushqim. Deputeti socialist Ilir Beqja tha sot pas mesdite se "më në fund, pas kërkesave të përsëritura të Partisë Socialiste ndaj INSTAT për të mos fshehur apo vonuar njoftimin e të dhënave zyrtare, janë bërë publike shifrat për tregtinë me pakicë në tremujorin e katërt të vitit 2009.

Beqja tha se tregtia me pakicë është matësi më i mirë që tregon se si jetojnë familjet shqiptare në jetën e përditshme, kurse evidentoi se shifrat tregojnë për rënie të volumit dhe vlerës së tregtisë me pakicë edhe në tremujorin e katërt të vitit 2009 ashtu si në 9 muajt e parë të vitit.

Për opozitën, këto të dhëna konfirmojnë deklarimet tona të përsëritura për krizën ekonomike dhe për pasojat e drejtpërdrejta në jetesën e familjeve shqiptare.

Sipas Beqjas, rënien më të madhe e kanë pësuar grupet e artikujve të jetesës së përditshme.

Të mbërthyer nga kriza ekonomike, INSTAT deklaron se shqiptarët janë detyruar të pakësojnë me 1/3 shpenzimet për veshje dhe këpucë citon Beqja dhe më tej komenton:

"Por, goditje shumë të rëndë ka pësuar edhe konsumi i ushqimeve me rënie 18%". Këtu Beqja vuri në dukje se këto janë pasojat e vërteta të krizës ekonomike mbi shqiptarët:

- Rënie të nivelit të jetesës për familjet shqiptare - Rënie të xhiros për biznesin e vogël, siç provohet edhe nga burime të ministrisë së financave - Pakësim të numrit të të punësuarve në tregtinë me pakicë, sektori më i përhapur e më kapilar në Shqipërinë e 20 viteve të fundit.

Në përfundim, Beqja konsideroi se "Qeveria e Ruzhdies, e ngritur mbi mashtrimin elektoral të 28 qershorit 2009, nuk është e aftë të përballojë efektet e krizës ekonomike që ndërtoi vetë në 5 vjet dhe ia përcjell pasojat vetëm familjeve shqiptare".

e.r/NOA

Tabela e prezantuar sot nga PS: Tremujori I 2009 kundrejt 2008 - 2.8 % me pak Tremujori II 2009 kundrejt 2008 - 2.2 % me pak Tremujori III 2009 kundrejt 2008 - 2.3 % me pak Tremujori IV 2009 kundrejt 2008 - 3 % me pak

KOMENTE