English

La Liga, Barça i përgjigjet Realit

Spanjë, 22 Mars NOA - Ekipi i Barcelonës i është përgjigjur në mënyrën më të mirë skuadrës së Realit, duke arritur të marrë një fitore në sfidën me Zaragosën, e cila do të thotë kryesimin e Kampionatit Spanjoll me pikë të barabarta me madrilenët.

Sërish për ekipin e Guardiolës ka qenë mjaft i rëndësishëm lojtari i tyre argjentinasi, Lionel Messi i cili, ka realizuar një tripletë tjetër në këtë ndeshje.

Barça arriti të fitonte me rezultatin 4 me 2, ku krahas golave të Messit shënoi dhe suedezi Zlatan Ibrahimoviç në një njëmbëdhjetë metësh të marrë pikërisht nga argjentinasi shtatshkurtër.

Duhet thënë se ekipi i Pep Guardiolës zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë ku dhe pse ata pësuan dy gola krijuan një mori rastesh për të shënuar, të cilat Ibrahimoviç nuk i shfrytëzoi në mënyrën më të mirë.

r.b/NOA

KOMENTE