English

Mblidhte plehrat, godet për vdekje kalimtarin

Shkodër, 22 mars, NOA - Ndërsa ishte duke punuar me traktor për sistemimin e plehrave në pikën e grumbullimit të tyre, ka goditur fatalisht me pjesën e përparme një 68-vjeçar, i cili në momentin e përplasjes ishte duke ecur si kalimtar aty pranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bleram të Shkodrës, ndërsa bëhet me dijeni se i lënduari është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit verior ku më pas ka gjetur edhe vdekjen.

Ai është 68-vjeçari Rifat Rrina, lindur e banues në fshatin Barbullush të Shkodrës, ndërsa burimet policore konfirmojnë se është ndaluar autori i aksidentit, i cili është 50-vjeçari Brahim Sykni, banues në lagjen "Guerril" të Shkodrës. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, ku nga veprimet e kryera rezultoi se drejtuesi i mjetit e ka goditur nga pakujdesia viktimën.

Ndërkaq, është bërë shoqërimi i Syknit dhe pas veprimeve proceduriale e hetimore të kryera, u krye dhe arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale "Vrasje nga pakujdesia".

n.e/NOA

KOMENTE