Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Ligji i ri për SHISH s'do votohet pa u konsultuar me ndërkombëtarët
English

Meta: Ligji i ri për SHISH s'do votohet pa u konsultuar me ndërkombëtarët

Tiranë, 22 Mars NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta paralajmëroi tërheqjen e qeverisë kur tha sot se ligji i SHISH do të konsultohet me BE dhe NATO për të siguruar standardet më të larta.

Pyetur nga gazetarët pas kthimit nga SHBA, rreth ndryshimeve në Ligjin e SHISH, z. Meta tha se çdo rishikim apo përmirësim i tij do të bëhet në konsultim të ngushtë me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n, dhe se Ligji do të jetë i standardeve më të larta.

Ambasada e SHBA ka qenë një nga kritikuesit më të fortë të ligjit të ri të SHISH. Ndaj z.Meta iu kërkua të thoshte se cili është komenti juaj për draftin e fundit që është miratuar së fundmi.

"Mendoj se për vetë faktin që ligji aktual është një ligj i vjetër, ndërkohë që ka ndryshime shumë të rëndësishme, që nga bërja e vendit me Kushtetutë, dhe në përgjithësi në sfidat me të cilat ndeshet sot Shqipëria, por me të cilat ndeshet edhe NATO, ato të terrorizmit apo edhe më gjerë, natyrisht që ka nevojë për një rishikim, apo edhe për një përmirësim të tij", - tha z.Meta.

Sigurisht që kjo, - theksoi Meta, - do të bëhet në konsultim të ngushtë me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, në radhë të parë me Bashkimin Evropian ku duam të anëtarësohemi, dhe me NATO-n ku jemi anëtarë.

Kurse i pyetur nëse do të ketë një konsultë me NATO-n para se të kalohet ligji në Parlament, gjë që është kërkuar edhe nëpërmjet një letre nga vetë Aleanca, z. Meta tha se në këtë drejtim, raportet tona me NATO-n janë shumë konstruktive, dhe çdo përmirësim i tij do të jetë sipas standardeve të NATO-s.

e.r/NOA

KOMENTE