English

Seria A, Roma afrohet me kryesuesit

Itali, 22 Mars NOA - Kampionati Italian i Seria A po bëhet gjithnjë e më interesant dhe tashmë krahas dy skuadrave të Milanos të cilat ndodhen në një distancë prej vetëm një pike, është shtuar dhe ekipi i Romës.

Ka qenë pikërisht ekipi kryeqytetas i cili përfitoi nga ndalesa e Interit duke arritur të mundë Udinezen dhe të afrohet me kryesuesit me vetëm katër pikë dhe tre të tilla nga ekipi i Milanit.

Roma po zhvillon një kampionat tepër interesant dhe kjo lidhet me faktin e lojës mjaft të mirë që zhvillojnë lojtarët e këtij ekipi. Duhet përmendur se mungesa e kapitenit Françesko Totti nuk po ndihet nga kjo skuadër, ku në ndeshjen e fundit një formë mjaft të mirë tregoi dhe Menez i cili ishte ndër lojtarët më të mirë në fushën e lojës.

r.b/NOA

KOMENTE