English

Shpërthen në flakë autoboti

Gjirokastër, 22 mars, NOA - Një autobot me naftë ka marrë flakë, duke shkaktuar kaos në qarkullimin e automjeteve të cilat ishin duke kryer lëvizje në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

Lajmi bëhet me dijeni nga burimet policore të Gjirokastrës, sipas të cilave, ngjarja në fjalë ka ndodhur sot paradite rreth orës 10:00, ndërsa autoboti me naftë ishte nisur nga Tirana në drejtim të Gjirokastrës.

Mësohet se ai ka qenë duke udhëtuar në aksin Gjirokastër-Tepelenë në momentin kur drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe shkaktoi përplasjen e automjetit me bordurën e rrugës.

Ndërkaq, drejtuesi i mjetit ka parashikuar rrezikun dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja, kur më pas autoboti ka shpërthyer në flakë duke shkaktuar një situatë të pazakontë në këtë aks.

Menjëherë, trupat zjarrfikëse të arritura në vendngjarje, kanë nisur nga puna për shuarjen e flakëve të mëdha.

n.e/NOA

KOMENTE