English

Shprehjet që s'duhet t'ia thoni shefit

Uashington, 22 mars, NOA - Dikur u zbuluan rregullat e arta se çfarë duhet t'i thoshim shefit që ta kishim mirë me të, apo veprimet që urdhrat që duhet të ndiqnim që të mos na rrezikohej vendi i punës, të paktën nëse ai varej nga shefi.

Por studiuesit amerikanë së fundmi kanë zbuluar edhe një listë me rregulla për gjërat që nuk duhet t'ia themi shefit në punë, ndryshe ... na pritet koka!

1. Unë me të vërtetë duhet të bisedoj me ju

Është supozuar se të jesh i drejtpërdrejtë me shefin, i ndihmon rregullat e lojës në punë, por ja që për studiuesit amerikane, nuk është tamam kështu.

"Nuk është e gabuar për të kërkuar një takim me shefin, por nuk duhet të jeni prepotent kur e bëni këtë dhe duhet të dini mirë se çfarë i kërkoni. Shprehja "Duhet vërtet të bisedoj me ju" në pjesën më të madhe të shefave në punë do t'u ngrinte nervat", thonë ata.

2. Mua nuk mund të më mësoni juve Kur është fjala për një shprehje të këtij lloji, dijeni mirë se edhe nëse e keni krisur marrdhënien me shefin tuaj, edhe nëse ajo deri para prononcimit të saj, ka qenë e shkëlqyer.

Kjo pas, sipas studiuesve, edhe shefi më i mirë në botë dhe që ushqen besim ndaj jush, kur nis të kuptojë se "po ngrini kokën", ka shumë dëshirë t'ua ulë sërish atë.

"Në këtë rast, punonjësi ndien një humbje të papritur të besimit tek shefi. Ky i fundit paskëtaj ka dy reagime të mundshme: heshtje dhe vazhdim i një mënyre më të ftohtë sjellje ndaj jush", pohon Enzo Cordaro, psikolog dhe ekspert mbi ligjin e punës.

3. Unë nuk e kuptoj sesi ju arrini ... Një fjali e cila në vend që ta sqarojë shefin, fillon ta bëjë atë që të shohë me mëdyshje të madhe ndaj jush.

Në praktikë, sipas shkencëtarëve amerikanë, është më mirë që të arrini të zgjidhni fjalë të tjera se këto për t'i lënë shefit të kuptojë se ajo ë po bën nuk është e duhura.

4. Unë kërkoj vetëm një gjë ...

Parullë në të gjitha marrëdhëniet, sidomos në vendin e punës, e cilësuar si konkrete, nuk duket dhe aq efikase kur thuhet përballë shefit dhe madje duke i rënë tavolinës prej jush. "Punonjësi duhet të ketë parasysh se gjëja e vetme që mund ta hedhë atë në qoshe është abstraksioni i deklaratave të tij. Për të shmangur kritikat nga udhëheqësit e tij, ai duhet të ndryshojë urgjentisht mënyrën e të bilurtit dhe këtë shprehje", pohon Fabio Biancalani, që kujdeset për dinamikën e biznesit.

5. Ky nuk është problemi im Është një nga ato deklarata që përbën "kambanë alarmi" i një marrëdhënie që ka filluar të kërcasë. Kjo është një frazë e cila tregon qartë indiferencë totale për atë që është bërë, të paktën sipas shefit. "Ky është një provokim i qartë ndaj shefit", thonë shkencëtarët.

6. Nuk është faji im Udhëheqësit zakonisht nuk kujdesen të dinë se kush ishte shkaku i një problemi të lindur në punë, por janë të interesuar në gjetjen e një njeriu që di se si ta zgjidhë këtë çështje. Prandaj njeriu që rri larg fajit, ata i acaron shumë.

7. Unë nuk jam një skllav Një gjuhë e përdorur në shumë vende të punës. Ndërsa në zyrat e redaksisë, spitale, universitete, korporata të mëdha, marrëdhëniet kanë tendencë që të jenë "bashkëpunuese", përdorimi i shprehjeve të drejtpërdrejta të tilla, nuk duket shumë e përshtatshme dhe ndaj kur ia thua këtë shefit, prisni që ai të bëhet edhe egërsirë.

8. Unë gjithashtu kam një familje Kjo është ajo ku dallimi midis Evropës dhe Amerikës është i qartë. Institucioni i familjes në Evropë ende ka disa peshë, ndërsa në SHBA, punonjësi është futur plotësisht në sistem dhe roli i vetëm ku menaxheri r sheh punonjësin është ai i "punëtorit", ndryshe nga Evropa ku motivet familjare janë ende të vlefshme.

n.e/NOA

KOMENTE