English

Sneijder do të mungojë në ndeshjen me Livornon

Milano, 22 Mars NOA - Një lajm jo i mirë ai i mungesës së Sneijder në ekipin e Interit, gjë e cila e ka trishtuar Murinjon, pasi lojtari ka paraqitur një formë mjaft të mirë në ndeshjet e fundit të ekipit të tij.

Sneijder nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme stërvitore të Interit në "Appiano Gentile" dhe kjo me sa duket ka konfirmuar mungesën e tij në ndeshjen e mesjavës me ekipin e Livornos.

Murinjo duke parë që nuk mund të mbështet tek ky lojtar do të provojë një formacion në të cilin do të jetë treshja e sulmuesve Pandev - Milito - Eto.

Kjo gjë nuk do të ndodhë vetëm në qoftë se midis teknikut zikaltër dhe Balottelit më në fund do të ketë paqe dhe lojtari do të mund të përdorej në këtë ndeshje dhe prezenca e tij do të ishte tepër e rëndësishme për Interin.

r.b/BNOA

KOMENTE