Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tjetër ndalesë për Paton
English

Tjetër ndalesë për Paton

Milano, 22 Mars NOA - Është bërë një mister i vërtetë çështja e brazilianit Pato i cili nuk po arrin dot të gjejë një qëndrueshmëri në lojën e tij.

Alexandro Pato është dëmtuar sërish dhe këtë herë ka luajtur vetëm 14 minuta në ndeshjen me Napolin ku më pas u zëvendësua nga Mancini.

Ditën e sotme mbaruan dhe kontrollet për lojtarin të cilat do të vazhdojnë në ditët e ardhshme dhe këtë herë stafi mjekësor i ekipit, ka deklaruar se lojtari rrezikon të jetë larg fushave për një periudhë kohore, tre javore.

Krahas saj ata shtuan se braziliani nuk vuan nga një dëmtim kronik dhe kjo gjë duhet t'i qetësojë tifozët e skuadrës së kuq e zinjve pasi Pato mund të jetë i disponueshëm edhe më parë për teknikun Leonrado.

Për gjendjen e tij, kontrollet do të bëhen në ditët në vazhdim dhe do të jepet një vendim më i saktë për rikthimin e tij në ekipin e Milanit.

r.b/NOA

KOMENTE