English

Zbulohet një galaktikë e re, prodhon 250 diej brenda një viti

Uashington, 22 mars, NOA - Një galaktikë e re u zbulua nga astronomët me emrin SMM J2135-0102, duke matur madhësinë dhe ndriçimin e rajoneve të formimit të një ylli në një galaktikë, në sajë të një zbulimi bërë me teleskopin Apex.

Galaktika e re është kaq larg dhe dritën e ka kaq të gjatë sa për të arritur që ta shohim, duket si të ishte 10 miliardë vjet më parë dhe ka aftësi të prodhojë mëse 250 diej brenda një viti.

"Për të arritur dritën e vërtetë të kësaj galaktike, duhen rreth 10 miliard vjet për ta arritur", thotë Mark Svinbank nga universiteti i Durhamit, autori i parë i zbulimit.

Sipas tij, zgjerimi e ka bërë të qartë se galaktikat e reja që gjenden, janë deri në 100 vjet dritë dhe kanë gati të njëjtën madhësi si retë gjigande në rrugën tonë të Qumështit.

Këto "fabrika" yjesh janë të ngjashme në madhësi me ato të Qumështit, por njëqind herë më të ndritshme.

n.e/NOA

KOMENTE