Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afgan (istan) tura ?!
English

Afgan (istan) tura ?!

Kandahar, 23 mars, NOA / Nga Mentor Mellova - Cila është aventura e punëtorëve kumanovarë që ia mësyjnë Afganistanit për punë dhe për të përfituar para për jetë më të mirë?

Testet mjekësore, streset, sprovat dhe surprizat e udhëtimit janë pjesë të odisesë së kumanovarit, Xhimi, që nuk dëshiron të tregojë për identitetin e tij privat, por ajo që është më interesante është rrëfimi i tij real për gjithë atë rrugëtim për në Afganistan.

... "Asnjëherë nuk do mendoja se një ditë do të isha diku në mesin e Saharasë dhe gjithë atij ozoni të tmerrshëm që shndërrohet në helm dhe ndotje në Afganistanin e largët.

Një aplikim i rastësishëm me çoi që edhe unë të drejtohen tek filani i atij internet klubi, i cili i dinte dallaveret për të bërë aplikimin ashtu siç e hanë amerikanët e asaj firme punëdhënëse KBR apo e njohur "Brian Root".

I stërngarkuar nga përditshmëria dhe papunësia, si dhe problemet e ndryshme, një ditë mora "OK" e pranimit në punë dhe frika se si do të dukej jeta ime në Afganistan, nuk më krijoi shumë impresione të mira dhe gëzim. Por isha i vendosur dhe mezi prisja udhëtimin aventurier.

Më 19 janar fluturuam nga Shkupi drejt Stambollit së bashku me dy aventurierë të tjerë. Aty na priti Ismeti dhe pas disa orëve pritjeje nëpër aeroport hymë në aeroplanin për në Kuvajt…por për shkak të motit jot ë mirë që kishte përfshirë si kurrë më parë Stambollin, na bëri që të presim pak në aeroplan dhe të mos fluturojmë.

Pritja ishte edhe 2 orë, por më në fund u nisëm drejt Kuvajtit. Edhe në këtë pikë destinacioni mbërritëm shëndoshë e mirë dhe gjithçka ishte risi dhe surprizë për ne. Ndryshimi i klimës më bëri që të mos ndjehem mirë vetëm disa sekonda pasi që ndjeja një zënie të frymës.

Në Kuvajt City, që është kryeqendra kuvajtiane menjëherë na çuan në hotelin "Kraun Plaza" (një nga hotelet më të mira, ku u vendosëm. Aty thanë se janë të vendosur të gjithë punëtorët e KBR dhe jo edhe amerikanët. Por ky hotel ishte shumë i mirë dhe afër qytetit dhe dyqaneve e qendrave tregtare, ku mund të kalosh kohën, sepse neve na thanë që të presim për disa ditë, para se të nisemi për Afganistan. Disa që ishin aty na thanë se kemi fat që nuk jemi në hotelin "Mabula", disa kilometra larg kryeqendrës dhe ku atje thonë se ndjehesh i izoluar. Në ditën e nesërme pasoi ligjërata për punën tonë se si të sillemi dhe ku do të jemi.

Sprova e parë dhe që mund të rikthehesh në shtëpi

Kontrollet mjekësore janë ferrë për gjithë punëtorët, pasi që nuk dihet se a do të kalojmë sprovën dhe a jemi të shëndoshë për të bërë punën që kërkojnë. Në klinikën "British" na futën aty dhe na kontrolluan. Rezultatet e analizave dolën me disa vërejtje sidomos për shtypjen e lartë, që mbizotëronte tek unë herë pas here dhe që e kisha përfituar gjatë kohës në Kumanovë. Në rast se rezultati do të jetë katastrofal, atëherë menjëherë mund të kthehesh në shtëpi, sepse nuk të pranojnë ashtu amerikanët. Për shtypjen e lartë, mjeku më dha disa këshilla dhe tha se do të shiheshim pas gjashtë ditëve.

Por pas kësaj, ne iu futëm një regjimi të fortë, duke mos konsumuar gjithçka, vetëm e vetëm për të dalë me rezultate të mira në kontrollin e radhës.

Pas gjithë këtij ferri, më në fund ishte një "happy end" dhe nënshkruam kontratat. Zyrtarisht jemi të pranuar, me të gjitha privilegjet dhe detyrat që do të na prijnë përpara. Dhe nga ai moment filluam ti numërojmë ditët për rrogën e parë. Gjithçka ishte "ready" dhe prisnim fluturimin për Afganistan.

Drejt Kandaharit

Nga Kuvajti u nisëm drejt Kandaharit, stacioni i fundit ku ne duhet të ndalojmë dhe të nisim punën e re, në mesin e asaj Saharaje trishtuese.

Mendoj se jemi njerëzit më fatlumë në historinë e ekzistimit të "KBR" që janë në Afganistan dhe Irak, edhe pse nuk kishim dijeni se ç'ka na pret.

Mbërritëm në aeroportin e Kandaharit dhe më pas me fluturime speciale u nisëm drejt bazës tonë, një botë e çuditshme që ishte një surprizë e rëndë dhe me vështirësi e pranuar nga ne. Aty ishte më ndryshe se sa që pamë aty në Kuvajt City.

Erdhëm në bazën ushtarake dhe aty edhe filloi jeta ime e re, e rrethuar nga uniformat, kamionët amerikanë dhe dita e shoqëruar me bashkëvendësit e mi nga Kumanova, boshnjakët, indianët dhe njerëzit nga anët e ndryshme të botës.

Jeta vazhdon dhe ajo që na mban aty është paraja dhe ëndrrat e përnatshme për Kumanovën dhe familjen time...

NOA-INA

KOMENTE