English

Arrestohet për drogë, këngëtari Pete Doherty

Londër, 23 mars, NOA - Këngëtari britanik, Pete Doherty, sërish ka probleme me drejtësinë dhe është në qendër të thashethemeve të mediave. Ai është arrestuar nga policia britanike pasi akuzohet për përdorim dhe shpërndarje droge.

Këngëtari 31-vjeçar, i njohur për skandalet e tij me lëndë narkotike, është marrë në pyetje bashkë me katër persona të tjerë. Për momentin ai është liruar, por në prill duhet t'u përgjigjet sërish pyetjeve të hetuesve në lidhje me problemet që ka me lëndën narkotike.

NOA

KOMENTE