English

Jeremiç: Vendimi i GJND-së, kushtëzon zhvillimin e Ballkanit

Beograd, 23 mars, NOA - Pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të japë mendimin e vet këshillëdhënës për pavarësinë e Kosovës, Ballkani Perëndimor do të ketë më shumë shanse për procesin e integrimit.

Një fakt të tillë e ka pohuar vetë shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç, sipas të cilit kjo zgjidhje e GJND-së do të rritë gjasat për zhvillimin e mëtejshëm të rajonit tonë.

Një fakt të tillë ai e ka pohuar gjatë një takimi që zhvilloi në Luksemburg me shefin e diplomacisë së këtij vendi, Jean Asselborn, i cili ka pohuar se beson se pas dhënies së mendimit nga GJND, Serbia do të marrë vendime të cilat do të jenë në favor të stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.

n.e/NOA

KOMENTE