Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kisha e Shën Ndoit është kthyer ndër pikat më të frekuentuara të pelegrinazhit
English

Kisha e Shën Ndoit është kthyer ndër pikat më të frekuentuara të pelegrinazhit

Berisha priti në një takim Ministrin e Përgjithshëm të Urdhrit të Françeskanëve në Botë, Jose Rodriguez Carballo

Tiranë, 23 Mars NOA - Kryeministri Sali Berisha priti në një takim Ministrin e Përgjithshëm të Urdhrit të Françeskanëve në Botë Jose Rodriguez Carballo. Ministri i Përgjithshëm i Françeskanëve Carballo u shpreh se ishte shumë i lumtur që ndodhej në Shqipëri me rastin e përvjetorit të themelimit të Urdhrit të Françeskanëve në Shqipëri.

Ai ka falënderuar Kryeministrin për mbështetjen që qeveria shqiptare i ka dhënë Urdhrit të Françeskanëve në iniciativat dhe misionin e tyre në Shqipëri.

Kurse Berisha shprehu vlerësimin e tij për kontributin e jashtëzakonshëm të Urdhrit të Françeskanëve që përmes misionit të tyre kanë dhënë një ndihmesë mjaft të rëndësishme në formimin intelektual dhe kulturor të shqiptarëve, si dhe në disa fusha të tjera të kulturës, duke qenë kështu, një nga faktorët më aktivë të Kishës Katolike në Shqipëri.

Kryeministri dhe Ministri i Përgjithshëm i Françeskanëve Carballo u shprehën se Kisha e Shën Ndoit në Shqipëri është kthyer në një nga pikat më të frekuentuara të pelegrinazhit në Shqipëri, por edhe në Ballkan, në të cilën shkojnë pelegrinë me përkatësi fetare të të gjitha feve, një shembull tjetër ky i kontributit të Urdhrit të Françeskanëve në harmoninë fetare dhe bashkëpunimin mes shqiptarëve.

e.r/NOA

Foto: Berisha gjatë takimit me Ministrin e Përgjithshëm të Urdhrit të Franceskanëve Jose Rodriguez Carballo

KOMENTE