English

Messi më i pasur se Beckham

Paris, 23 mars, NOA - Leonel Messi tejkalon Devid Beckham. Nuk behët fjalë për fushën e futbollit, por për garën se kush prej tyre ka llogarinë bankare më të madhe. Sipas një klasifikimi i mediave ndërkombëtare, për lojtarin më të pasur në vitin 2010, argjentinasi Messi rezulton më i pasuri ndër gjithë yjet e futbollit.

Klasifikimi është bërë nga "France Football" dhe sipas të dhënave, rezulton se Messi ka 33 milionë euro në vit të ardhura duke tejkaluar Beckham, me 30,4 milionë euro në vit.

Në vitin 2009 raporti ishte shumë më i ndryshëm. Në vend të parë ishte Cristiano Ronaldo.

m.xh/NOA

KOMENTE