English

Plagosi me thikë, kapet i kërkuari

Gramsh, 23 mars, NOA - Forcat e policisë së Gramshit kanë arrestuar në flagrancë një person, i cili ishte i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me thikë ndaj një tjetri.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet e policisë së këtij qyteti, sipas të cilave i ndaluari është 30-vjeçari Arben Blogu, lindur dhe banues në fshatin Kabash të Gramshit, i shpallur në kërkim që në muajin tetor.

Kjo pasi ai në fshatin Poroçan, pas një grindje të çastit me 29-vjeçarin me inicialet G.B, e ka goditur atë disa herë në trup me thikë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprat penale të "Vrasjes së mbetur në tentativë", e cila parashikohet nga nenet 76 e 25 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE