Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Priten 6.000 drurë të një pylli që njerëzit të mos bëjnë seks
English

Priten 6.000 drurë të një pylli që njerëzit të mos bëjnë seks

Darven, 23 mars, NOA - Darven, një qytet i vogël në veriperëndim të Anglisë, ka shkatërruar më shumë se 6.000 pemë për të parandaluar popullin që të bëjë seks poshtë tyre.

Bëhet fjalë për një pyll të tërë piktoresk halor, i cili me urdhër të këshillit të qytetit Darven është shkatërruar i tëri për të mos lejuar marrëdhëniet e shfrenuara seksuale të njerëzve në të.

Por vendimi në fjalë ka ndezur kritika të ashpra te ambjentalistët dhe anëtarët e komunitetit.

Matheu Eliott, drejtor i "Aleanca e Tatimpaguesve", një shoqatë që mbron të drejtat e tatimpaguesve britanikë, tha se ishte" skandaloze që një hapësirë e gjelbër në dispozicion të tij iu shkatërrua gjithë komunitetit në një mënyrë sipërfaqësore". Ndërsa shumë njerëz janë shprehur të kënaqur me vendimin duke pohuar se vërtet në atë pyll kishin ndodhur shumë krime dhe skandale me natyrë seksuale.

n.e/NOA

KOMENTE