Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sabri Skënderi: Nxjerrim shumë infermierë, por me pak cilësi
English

Sabri Skënderi: Nxjerrim shumë infermierë, por me pak cilësi

Tiranë, 23 mars, NOA - Problematikat aktuale të sistemit infermieror, duket se nuk janë të pakta dhe këto i vë në dukje gjate një interviste për agjencinë e Lajmeve NOA, presidenti i Urdhrit të Infermierit, Sabri Skënderi. Sipas tij, "infermieret e reja të dala nga fakultetet e infermierisë më shpesh mësojnë mjekësi të cunguar dhe jo infermieri të mirëfilltë".

"Ato kanë mangësi të mëdha në nivelin praktik të ushtrimit të profesionit, pse jo, edhe shpesh edhe në nivelin teorik të përgatitjes së tyre". Prandaj, sipas kreut të UISH-së, "formimi bazë i infermierëve ka nevojë për reformim dhe realizimi i programit në fakultetet e Infermierisë duhet reformuar tërësisht. Një zgjerim kaq i madh i përgatitjes së këtyre profesionistëve, mund të çojë në abuzim me cilësinë e tyre".

Z. Skënderi, duket se infermieria është një nga pjesët kryesore dhe shumë të rëndësishme të kujdesit shëndetësor. Ku e shihni veten juve ju në kuadrin e reformës që është duke u zhvilluar në këtë sektor?

- Sigurisht që infermieria është shkenca e kujdeseve dhe ajo përbën 70 % të kujdesit shëndetësor, në të gjitha nivelet.

Kujdesi infermieror ka një rëndësi të veçantë dhe ai është i domosdoshëm për njeriun gjatë gjithë jetës së tij, në shtatëzani, në rritje, rimarrjen e shëndetit dhe deri në fund të jetës.

Në kuadrin e reformës që po zhvillohet në sistemin shëndetësor, sigurisht që një vend të rëndësishëm duhet të zënë edhe kujdeset infermierore.

Ne i quajmë pjesë dhe arritje të reformës, edhe krijimin e Urdhërit të Infermierit, ligjin, statutin si dhe kodin Etik-Deontologjik.

Eshtë arritje që tashmë të gjithë profesionistët e kujdesit në Shqipëri, kanë kodin Etik-Deontologjik të detyrueshëm për zbatim, i cili do të sigurojë sjellje etiko-profesionale më të mira për pacientët shqiptarë.

Eshtë arritje që pacientët shqiptarë kanë tashmë një institucion që mbron ata nga kequshtrimi i profesionit të infermierit, mamisë dhe fizio-terapistëve. Dhe ky është Urdhëri i Infermierit.

Arritje tjetër për ne është edhe krijimi i Qendrës së Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, dhe futja me ligj e këtij edukimi në mënyrë të detyrueshme për të gjithë profesionistët e kujdesit.

Ç'mendoni ju nëse ka rritje cilësore në kujdeset infermierore, meqë infermierët tani i kemi me fakultete?

- Sigurisht që ngritja e formimit bazë të infermierëve në nivel universitar, është një arritje e madhe, sepse kjo do të bëjë të mundur që kujdeset infermierore të shkojnë në nivelin e atyre evropiane. Por a është në nivelin e duhur ky formim? I krahasuar me atë të kolegëve evropianë, ne kemi mendimet tona.

Ne mendojmë se formimi bazë i infermierëve ka nevojë për reformim, realizimi i programit në fakultetet e Infermierisë duhet reformuar tërësisht, duhet standardizuar dhe unifikuar në të gjitha ato institucione ku sot përgatiten infermierë në Shqipëri. Ne mendojmë se një zgjerim kaq i madh i përgatitjes së këtyre profesionistëve, mund të çojë në abuzim me cilësinë e tyre.

Nga testimet tona profesionale, kemi arritur në konkluzion se infermieret e reja të dala nga fakultetet e infermierisë, kanë mangësi të mëdha në nivelin praktik të ushtrimit të profesionit, pse jo, edhe shpesh edhe në nivelin teorik të përgatitjes së tyre.

Infermieret tona sot nëpër fakultetet e infermierisë, më shpesh mësojnë mjekësi të cunguar, dhe jo infermieri të mirëfilltë.

Abuzohet me programet e praktikës mësimore duke bërë disa kontrata vetëm me drejtuesit e institucioneve shëndetësore dhe pa ndjekur me korrektësi zhvillimin e këtyre praktikave, pa gjetur mundësinë dhe motivimin e duhur e për ata që do t'i mësojnë infermierët në këto praktika, pa planifikuar dhe pa realizuar shpenzimin e duhur për mësimin praktik të këtyre studentëve.

E të gjitha këto probleme, kërkojnë një reformë të thellë në programet, mentalitetin dhe mënyrën e realizimit për nxjerrjen e infermierëve të denjë dhe në nivelin e kolegëve evropianë.

Një kolegu ynë evropian, në një takim para disa kohësh, na tha: "Ju e keni kthyer përgatitjen e infermierëve në biznes, ju do të bëni infermieri atëherë kur pedagogët e infermierëve të jenë infermierë, kur librat t'i shkruajnë infermierët dhe jo mjekët, kur fakultetet e infermierisë t'i drejtojnë infermierët, kur politikat dhe programet për infermierinë t'i hartojnë përfaqësuesit e infermierëve.

E megjithë këto që thamë, ne mendojmë se ka dritë jeshile për zgjidhjen e tyre. Ne e quajmë arritje ligjin "Për profesionet e rregulluara", hyrja në fuqi e të cilit do të sjellë rritje të cilësisë edhe për infermierët.

Bërja e diplomës së infermierit unike dhe shtetërore, zbatimi i stazhit praktik me mbikëqyrje, do të sjellë rritje të cilësisë së këtyre infermierëve. Duhet theksuar se përveç dobësive praktike, infermieret e reja kanë sjellë edhe risi pozitive në kujdeset infermierore, të cilat kanë të bëjnë me nivelin e shërbimit, dhe atë kulturor të tyre, në nivelin e informatizimit të proceseve etj.

A mendoni ju se infermierët në Shqipëri kanë vlerësimin e duhur për pozicionin që kanë dhe punën që bëjnë?

- Sigurisht, problemi i vlerësimit të infermierëve në nivelin institucional, por edhe shoqëror, lë për të dëshiruar. Por kjo vjen edhe nga mentaliteti i trashëguar i shoqërisë dhe i shumë drejtuesve të institucioneve tona dhe kjo do të kërkojë kohë që ky mentalitet të ndryshojë, që infermieria të gjejë vlerësimin që i takon dhe vetëm atëherë do të kemi rritje të cilësisë së kujdesit shëndetësor në Shqipëri.

Infermierët, nuk janë të përfaqësuar në drejtimin institucional, edhe pse roli i tyre në institucionet shëndetësore është i pamohueshëm dhe deçiziv.

Duke mos qenë të përfaqësuar, edhe zëri i tyre është i mohuar. Ata duhet të jenë pjesë e reformës, me ide dhe me veprime. Infermierinë do ta bëjnë infermierët.

Cilat janë marrëdhëniet tuaja me ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera?

- Marrëdhëniet e Urdhërit të Infermierit me ministrinë e Shëndetësisë janë të mira dhe ne kemi një bashkëpunim të ndërsjelltë, e po punojmë bashkarisht për rritjen e cilësisë së kujdeseve infermierore.

Por do të ishte me vend që edhe bashkëpunimi me institucione të tjera, që kanë të bëjnë me formimin bazë të infermierëve, të ishte më i plotë.

Për këtë, ne shpresojmë që në kuadrin e demokratizimit të institucioneve, edhe infermierët të gjejnë veten e tyre dhe të kenë përfaqësuesit kudo ku diskutohet për ta, ku hartohen politika për infermierinë dhe ku merren vendime për të ardhmen e kujdesit shëndetësor në Shqipëri.

Ne shpresojmë dhe po punojmë që ndryshimi të fillojë nga vetja, që infermieret shqiptare të shikojnë në pasqyrë nivelin e tyre profesional dhe kulturor, aktivitetin e tyre të përditshëm dhe ta krahasojnë atë me kolegët e tyre evropianë, të punojnë për rritjen e këtyre niveleve dhe pastaj, të kërkojnë të drejtat dhe motivim si ata.

Sensibilizimi për këtë çështje ka nisur dhe ndryshimi është duke vazhduar.

NOA

KOMENTE