Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërthim gazi në Rogner , nuk ka të lënduar
English

Shpërthim gazi në "Rogner", nuk ka të lënduar

Tiranë, 23 Mars NOA - Një shpërthim ka ndodhur disa minuta më parë në mjediset e pasme të hotel "Rogner", përballë godinës së Kryeministrisë, si pasojë e plasjes së një bombole gazi në kuzhinën e restorantit.

Bëhet e ditur se plasja e bombolës ka shkaktuar zhurmë dhe alarmim të forcave të sigurisë së Kryeministrisë, por nuk ka raportim për asnjë të lënduar ndërsa konstatohen dëme të vogla materiale.

Burimet në vendngjarje i thanë agjencisë NOA se në të njëjtën kohë me shpërthimin që u karakterizua nga dy-tre të tilla, të vogla, ndodhi dhe një aksident pikërisht midis Kryeministrisë dhe hotel "Rogner", me pasojë dëmtimin e dy autoveturave, edhe këtu, pa të lënduar.

Edhe pak muaj më parë, një tjetër incident u shënua tek hotel "Rogner", kur shpërtheu një zjarr pa pasoja të mëdha materiale, por nuk ka të dhëna nëse policia ka hetuar mbi nivelin e masave të sigurisë në këtë hotel të njohur.

e.r/NOA

KOMENTE