English

Ukrainë, protestë seksi kundër qeverisë së re

Ukrainë, 23 Mars NOA - Gjithçka ka ndodhur në shtetin e Ukrainës ku është zhvilluar një protestë nga vetëm burra gjysmë të zhveshur të këtij shteti, të cilët kërkonin të drejtat e tyre.

Kjo proteste ka pasur si qëllim kundërshtimin e vendimeve të qeverisë së re të këtij shteti, e cila ka ngritur një të tillë të përbërë nga vetëm meshkuj dhe asnjë femër në brendësi të saj.

Kjo protestë është organizuar nga "Femen", një organizatë e cila njihet në këtë vend për disa akte skandaloze të kryera më parë, ku tashmë ata i janë kundërvënë Nikolai Azarov, i cili nuk ka caktuar asnjë ministër të seksit femër në qeverinë e re.

Femen gjithashtu i ka bërë një ftesë të gjitha bashkëshorteve të ministrave të këtij vendi të bëjnë një bojkotim në jetën e tyre seksuale private.

r.b/NOA

KOMENTE