English

Vodhi 200 mijë lekë, arrestohet

Fier, 23 mars, NOA - Një 19 vjeçar nga Libofsha e Fierit është arrestuar, sot, nga policia e këtij qytetit me akuzën për vjedhje të 200 mijë lekëve të reja në një dyqan në këtë rreth. Lajmi konfirmohet nga policia e Fierit, e cila sqaron se i riu quhej, Ledion Gjika.

Sipas policisë, arrestimi i tij është bërë nga strukturat e Seksionit të Krimeve Kundër Pronës në Drejtorinë e Policisë qarkut Fier.

Gjika, ka qenë dhe më parë i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.

Ndërsa për vjedhjen e fundit, për Gjikën, ka pasur një urdhër ndalimi nga prokuroria e Fierit për vjedhjen e dyqanit në Libofshë.

m.xh/NOA

KOMENTE