English

Dade: Berisha na detyroi të zgjedhim rrugën e protestave

Tiranë, 26 mars, NOA - Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade u shpreh sot se kryeministri Sali Berisha e detyroi opozitën që tu drejtohet protestave si mundësia e fundit për zgjidhjen e situatës politike.

Në një deklaratë për mediat, Dade ka theksuar se ndërkombëtarët i kanë dhënë të drejtë PS-së dhe se vendi është në krizë të gjithanshme.

"Përfaqësuesi më i lartë i Misionit të OSBE-se në Shqipëri, Ambasadori Spanjoll, vend i cili mban edhe presidencën e Bashkimit Europian, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara dhe të tjera institucione ndërkombëtare janë shprehur qartazi se kriza po thellohet dhe se ajo mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut, kompromisit dhe konsensusit të palëve", u shpreh Dade.

Ajo ka theksuar se vetëm kryeministri Berisha nuk ka reflektuar në lidhje me deklaratat e ndërkombëtarëve dhe opozita është e detyruar të protestojë.

"Sali Berisha dhe pushteti i tij i kanë lënë vetëm një zgjidhje popullit opozitar: protesta deri në largimin e këtij njeriu që Shqipërisë nuk i ka ofruar dhe nuk mund të ofroje asnjë alternativë" u shpreh Dade.

m.xh/NOA

KOMENTE