Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Drejtoria e Rrugëve nis matjet për asfaltimin e sheshit Skënderbej
English

Drejtoria e Rrugëve nis matjet për asfaltimin e sheshit "Skënderbej"

Tiranë, 26 mars, NOA Update - Pas debatit më të fundit mes qeverisë dhe bashkisë, se kush do ta rikonstruktojë sheshin Skënderbej, specialistët e drejtorisë së rrugëve kanë bërë fakt të kryer paralajmërimet e kryeministrit, duke zbarkuar në qendër të Tiranës për të bërë matjet e nevojshme.

Në këtë mënyrë, kriza mes dy liderëve politikë thellohet edhe më tej duke marrë një dimesion të ri konflikti mes kryetarit të qeverisë dhe atij të bashkisë.

Me urdhër të ministrit të punëve publike Sokol Olldashi, specialistët topografë do të hartojnë preventivat përkatëse për të nxjerrë koston e projektit. Sipas nën drejtorit të rrugëve, Skënder Çota, janë tre grupe topografësh të cilët brenda 2-3 orëve do të përfundojnë matjet për të vijuar më tej me fazën e dytë, atë të hartimit të projektit për hedhjen e një shtrese asflatimin në qendër.

Dy ditë më parë kryeministri deklaroi se nuk do të presë bashkinë që të rikonstruktojë sheshin "Skënderbej", por do të ngarkojë ministrinë e punëve publike të realizoje asfaltimin. Por ndërkohë që Bashkia e Tiranës ka paralajmëruar se punimet do të nisin brenda pak ditësh, Olldashi pretendon se ky shesh nuk është kompetence e bashkisë, pasi me një vendim qeverie të vitit 2000 ka marrë statusin e ansamblit arkitektonik, dhe çdo projekt mbi të duhet të miratohet në KRRTRSH.

r.a/NOA

KOMENTE