English

Inter, Balotelli përsëri i përjashtuar

Milano, 26 Mars NOA - Një tjetër përjashtim ka ardhur për lojtarin e Interit, Mario Balotelli i cili sërish nuk është grumbulluar nga Murinjo për ndeshjen e radhës.

Me sa duket ai ballafaqim ndërmjet teknikut zikaltër dhe lojtarit nuk ka dhënë rezultat pasi dhe një herë tjetër ai është i përjashtuar nga lista e lojtarëve të cilët do të jenë të pranishëm në sfidën me Romën në fundjavë.

Lojtari i Interit duket se nuk e ka marrë mirë këtë vendim, madje ai është larguar më parë nga seanca stërvitore e Interit dhe kjo do të thotë për të dhe njëherë tjetër qëndrim në shtëpi.

Murinjo me sa duket është në pritje të një falje nga ana e lojtarit e cila nuk ka ardhur dhe kjo mendohet të jetë dhe arsyeja, e cila po e penalizon Balotellin nga ndeshjet e skuadrës së tij.

r.b/NOA

KOMENTE