Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Marrëveshja e Ohrit, kalon nën thjerrzën e Brukselit
English

Marrëveshja e Ohrit, kalon "nën thjerrzën" e Brukselit

Shkup, 26 mars, NOA - Realizimi i marrëveshjes së Ohrit dhe promovimi i mirëbesimit ndëretnik, janë dy treguesit dhe kriteret bazë afatshkurtra që janë pjesë e dokumentit të Komisionit Evropian, që i ishte adresuar qeverisë së Maqedonisë në fund të vitit 2009, por që ishte mbajtur sekret dhe jashtë opinionit nga ana e kabinetit të kryeministrit Nikolla Gruevski, por edhe sekretariatit për euro-integrim.

Nga zyra e Bashkimit Evropian në Shkup nuk duan të japin komente shtesë me kërkesat që insiston Brukseli sa i përket Marrëveshjes së Ohrit.

Konstantin Jovanovski nga zyra për informim vlerëson se BE ka përcaktuar qartë prioritetet në raportin e publikuar vjetor, ku janë shprehur qartë gjitha rekomandimet dhe kërkesat për përmbushjen e reformave.

Në dokumentin 14 faqësh që përbëhet nga disa kapituj janë përcaktuar prioritete kyçe afatshkurtra dhe tregues për realizimin e tyre.

Në qeveri dhe pranë sekretariatit për euro0integrime nuk komentojnë asgjë lidhur me kërkesat kyçe që vijnë nga Brukseli, ndërkohë, rreth kësaj çështje pritet debat parlamentar, pasi që Partia Liberal Demokrate (PLD) dorëzoi këtë javë propozimin që të vihet në rend dite dokumenti plotësues i Komisionit Evropian.

Në prioritetet afatshkurtra theksohet implementimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe detyrimet që dalin nga ajo siç janë: implementimi i strategjisë për përfaqësim të drejtë dhe adekuat , përdorimi i ligjit për gjuhët, si dhe shqyrtimi i rekomandimeve të Komisarit të Lartë për pakicat kombëtare të OSBE-së.

Kërkesat e tjera afatshkurta janë edhe implementimi i Rregullores për punën e Parlamentit si dhe Ligji për Parlamentin, ku gjithashtu këto dy çështje kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës shqipe në institucionin legjislativ dhe shkallën e përfaqësimit.

Ndër kriteret politike që kërkon Brukseli është edhe nevoja për dialogun gjithëpërfshirës dhe konstruktiv midis partive politike si dhe funksionimi i papenguar i Këshillit Nacional për euro-integrime.

NOA-INA

KOMENTE