Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta, takim me studentët e Preshevës
English

Meta, takim me studentët e Preshevës

Tiranë, 26 mars, NOA - Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, do të zhvillojë nesër një takim me 150 studentë të Luginës së Preshevës, të cilët studiojnë në universitetet publike të Shqipërisë.

Lajmi bëhet me dijeni nga burime të ministrisë së Jashtme, sipas të cilave, në këtë takim do të marrë pjesë dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj.

Vetëm pak ditë më parë, kryediplomati Meta vizitoi Luginën e Preshevës, në kuadrin e një vizite zyrtare dy-ditore në Serbi, ku u prit me shumë dashuri dhe respekt nga pakica e shqiptarëve në këtë zonë.

n.e/NOA

KOMENTE