English

Nisin Masterat në universitet për raportet sentimentale

Kinë, 26 Mars NOA - Master universitar me leksione se si mund të mbash raportet sentimentale kanë nisur të organizohen nga një Universitet në jug të shtetit të Kinës.

Me 90 euro studentët mund të frekuentojnë leksionet në klasat e këtij universiteti mbi marrëdhëniet sentimentale.

Kjo ide ka lindur nga një grup pedagogësh të cilët vunë re se studentët e kanë të vështirë të mbajnë raporte dashurie.

Në këto kurse të organizuar fillimisht do të jenë studentë të cilët janë për shkenca dhe informatikë, pasi me sa duket ata e kanë më të vështirë të mbajnë raporte sentimentale.

r.b/NOA

KOMENTE