English

Një statujë 3.400 vjeçare gjendet në Luksor

Kairo, 26 mars, NOA -Arkeologët kanë gjetur dy statueta të bëra me granit të kuq në jug të Egjiptit në tempullin e njërit prej faraonëve, që ka sunduar para gati 3400 viteve. Lajmi është bërë i ditur këtë javë nga Ministria egjiptiane e Kulturës.

Ministria ka bërë me dije, po ashtu se njëra nga statujat e zbuluara është katër metra e lartë dhe paraqet hyjneshën egjiptiane të diturisë dhe tjetra është pjesa e lartme e statuetës së Fareonit Amenhotep të Tretit.

Statujat ndodheshin në tempullin e Luksorit, i vendosur në perëndim të bregut të Nilit.

m.s/NOA

KOMENTE