English

Ranieri vë nën presion Interin

Romë, 26 Mars NOA - Jemi në prag të ndeshjes së Interit me Romën e cila do të jetë një dyluftim i vërtetë për titullin kampion në Seria A dhe mund të themi se atmosfera e saj është ndezur tashmë.

Për të vënë nën presion skuadrën e Murinjos ka menduar vetë tekniku kryeqytetas, Klaudio Ranieri.

"Ne nuk kemi asgjë për të humbur pasi, skuadra e vetme që rrezikon është Inter. Ata duhet të fitojë kampionatin dhe nuk do të falej një gabim i tyre drejt kësaj rruge", - deklaroi Ranieri i cili ka vënë disi në presion skuadrën e Interit para fillimit të kësaj ndeshjeje.

Krahas saj ai shtoi dhe në lidhje me ekipin e tij duke theksuar se momentalisht ata po kalojnë një formë mjaft të mirë dhe do të japin maksimumin për të fituar sfidën me zikaltërit, e cila do të luhet ditën e shtunë në "Olimpico" të Romës.

r.b/NOA

KOMENTE