English

Rusia ndalon librin e Hitlerit "Mein Kampf"

Moskë, 26 mars, NOA - Prokurorët e Rusisë kanë ndaluar librin "Mein Kampf" të Adolf Hitlerit, me qëllim që të frenohet shtimi i grupeve militante të së djathtës ekstreme. Zyra e prokurorit të përgjithshëm, njoftoi sot, se ndalimin e librit e "arsyetonte me diskrimimin dhe shkatërrimin e racave jo-ariane".

Deklarata thekson se libri i Adolf Hitlerit, që prej viti 1925, "gjendej i lirë në disa faqe Interneti dhe ishte shitur në mënyrë gjysmë legale nga librashitësit".

Aktualisht Rusia ka ligjin, që të gjitha librat e shkruara nga liderët e Partisë Naziste Gjermane, automatikisht i kualifikon si ekstremiste. Por "Mein Kampf" nuk është emëruar në mënyrë të qartë si libër i ndaluar. Pas masës së fundit, shitja ose shpërndarja e librit "Mein Kampf" do të gjobitet.

m.xh/NOA/EL

KOMENTE