English

Shtypi për vdekje kalimtarin, arrestohet

Tiranë, 26 mars, NOA - Një burrë i moshuar ka mbetur i vdekur në vend pasi u godit fatalisht nga një makinë, e cila po kalonte rrugën në ato momente.

Bëhet fjalë për këmbësorin 79 vjeçar, Stavri Milo, me banim në Tiranë, i cili nuk ka mundur t'i shpëtojë vdekjes, ndërsa drejtuesi i automjetit që e shkaktoi aksidentin e rëndë është vënë në pranga nga forcat policore.

Këto bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se i ndaluari është Nezir Kuqo, 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili duke drejtuar automjetin tip "Kama", me targë TR 5304 P, duke qarkulluar në rrugën "Ali Demi", në drejtim të Shkozës, ka aksidentuar me vdekje të lartpërmendurin.

Materialet i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE