English

Aksidenti, humb jetën një 27-vjeçar

Modena, Itali 28 mars NOA- Një aksident tragjik ka ndodhur sot (e Diel) herët në mëngjes në periferinë e qytetit Modena në Itali ku humbi jetën një 27 vjeçar shqiptar, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Albert Shalsi, u përfshi në aksidentin fatal kur motori i tij u përplas me shenjat e sinjalistikës që ndodheshin në anën të rrugës, sqaroi policia lokale.

Sipas korrespondentit të agjencisë NOA ngjarja ka ndodhur, në orën 05.00 të mëngjesit pranë kryqëzimin të autostradës.

Viktima ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe ka goditur piketën mbështetëse të sinjalistikës rrugore. Goditja ka qenë fatale për 27 vjeçarin, i cili ka vdekur menjëherë, - deklaroi policia.

a.k/NOA

KOMENTE