English

Berluskoni i puth dorën Gedafit (Video)

Video: {youtube}DB48eJTfwCU{/youtube}

Libi, 28 Mars NOA - Nuk ka mjaftuar vetëm përgjumja në karrigen e rehatshme në samitin e Lidhjes Arabe në Libi, kryeministri Silvio Berlusconi është bërë protagonist i një tjetër veprimi që ka ngjallur interesin e mediave dhe nisjen e spekulimeve.

Në një bisedë me Gheddaf, Silvio Berluskoni ka parë të arsyeshme të përshëndesë kolonelin me një puthje dore.

Pas videos së hedhur në internet që ju e shihni dhe këtu, kanë vërshuar reagimet e para, të tilla si: A mund ta imagjinoni fjala vjen Obamën duke puthur dorën e udhëheqësit koreano-verior Kim Jong-il?

Koloneli Gheddafi konsiderohet kreu i një regjimi diktatorial shumë larg nga demokracia perëndimore.

e.r/NOA

KOMENTE