Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berluskonin e zë gjumi në Samitin e vendeve arabe
English

Berluskonin e zë gjumi në Samitin e vendeve arabe

Libi, 28 mars NOA - I ftuar në Libi në samitin e Lidhjes Arabe, në shoqërinë e krerëve të shteteve më të rëndësishme të botës arabe si presidenti sirian Bashar Al-Asad, kreu i Tunizisë Ben Ali dhe natyrisht, Kolonel Gheddafi.

Kryeministri italian Silvio Berluskoni ndoshta nga ritmet e larta për shkak të angazhimeve ndërkombëtare dhe të qeverisë italiane, ka rënë në gjumë gjatë samitit. Fotot e përgjumjes së Berluskonit që i shihni dhe këtu, po qarkullojnë në internet.

Kryetari italian ishte i vetmi përfaqësues i botës perëndimore në këtë takim, pa dyshim një nder dhe një angazhim për t'u përmbushur.

Berluskoni, ka deklaruar shpesh me mburrje miqësinë institucionale dhe personale me Kolonelin Geddafi.

a.k/NOA

KOMENTE