English

Gjen marijuanë pranë shkollës fillore, kërkon ndihmën e policisë

Gjilan, 28 Mars NOA - Një fëmijë shqiptar në Gjilan, ka gjetur një qeskë plastike me drogë dhe ka kërkuar ndihmë nga policia duke dyshuar për substancën që gjeti aty.

Ngjarja ndodhi në rrugën "Dardani" të qytetit të Gjilanit. Personi që njoftoi policinë, tha se gjeti qeskën e dyshimtë pranë Shkollës Fillore "Selami Hallaqi".

Me të mbërritur forcat e antidrogës thanë se gjetën një qese plastike 1.4 gram substancë narkotike dhe e kanë konfiskuar substancën e gjetur që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, por nuk raportohet për të arrestuar.

a.b/NOA

KOMENTE