English

Goditet nga makina, varroset, macja kthehet pas 9 muajsh në shtëpi

Mancester, 28 mars, NOA - Thuhet se kanë shtatë jetë, në traditën anglo-saksone ka edhe nëntë. Duket e pabesueshme, ngjarja që ka ndodhur në Manchester (Angli). Alfie,

ky maçok që shihni në foto pasi u godit nga një makinë, dukej i vdekur, ose më mirë, kishte vdekur për pronarin Angelo Petrillo 39 vjeç, i cili, pikëlluar nga humbja, i kishte bërë varrimin e duhur.

Ndërkohë, disa javë më pas ndërron shtëpi dhe blen një mace të njëjtin lloj me emrin Fraddie.

Nëntë muaj pas humbjes, ish fqinji i Angel dhe Brandon (djali i tij) u telefonoi atyre për t'i dhënë një lajm të çuditshëm. Alfie nuk kishte vdekur, por ishte i gjallë dhe vjen rrotull shtëpisë së vjetër.

Edhe pse mjaft i çuditur Petrillo shkon në shtëpinë e tij të vjetër, ku ish fqinji i tha se macja ka ngelur jashtë shtëpisë gjithë natën, duke mjaullitur.

"Unë u përgjigja duke i thënë se Alfie kishte vdekur dhe për këtë arsye duhet të ketë një gabim. Por pastaj ai më tha se maçoku kishte tentuar të hynte në mënyrë të përsëritur në shtëpi përmes dritares së dhomës së gjumit, ashtu siç bënte Alfie", citon Angel për "Manchester Evening News" .

Vetëm kur e pa atë Petrillo nuk kishte më asnjë dyshim. Duket një histori e pabesueshme, sepse pronari ishte i sigurt qe e kishte varrosur macen e tij dhe nuk arrin të shpjegojë se si kjo mund të ketë ndodhë.

Familja Petrillo ka vendosur të vërë mikroprocesorë në të dyja macet e tyre, Alfie dhe Freddie, në mënyrë që të shmangë gabime në të ardhmen të këtij lloji.

a.k/NOA

KOMENTE