English

Izraeli nis planin për likuidimin e Hamasit

Jeruzalem, 28 mars, NOA - Ministri izraelit i Financave, Juval Shtajnic, ka deklaruar se Izraeli do të jetë i detyruar të "likuidoi" regjimin e lëvizjes radikale palestineze "Hamas" që kontrollon Gazën.

Ai ka folur në mënyrë të tërthortë për një plan që do të vihet në zbatim shumë shpejt, në mënyrë që lëvizja ushtarake të mos forcohet më tepër.

"Nuk dua të përcaktoj data, por nuk do të tolerojmë që ky regjim të vazhdoj të forcohet ushtarakisht dhe të ketë arsenal raketash që kërcënojnë territorin tonë", ka thënë Juval Shtajnic.

Ditëve të fundit janë shpeshtuar këmbimet e zjarrit në kufirin ndërmjet Gazës dhe Izraelit.

NOA/EL

KOMENTE