Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Le coq da©capita© , sot te Marubi
English

"Le coq da©capita©", sot te Marubi

Tiranë, 28 mars, Milena Selimi, NOA - "Marubi" nuk do të pushojë këtë javë. Ajo ka vendosur të ketë sot për publikun kryeqytetas një nga filmat më të mirë të kohëve të fundit një bashkëpunim të kinematografisë rumune me gjermane. Më saktësisht, të dielën më orën 18.00 në Akademinë e Filmit dhe Multimedias "Marubi" shfaqet filmi "Le coq da©capita©" (2007), i regjisorit rumun Radu Gabrea, bazuar mbi novelën me të njëjtën titull të autorit Eginald Schlattner.

Skenari është shkruar nga Radu Gabrea, Bert Koß, Razvan Radulescu dhe Wolfgang J. Ruf. Do të interpretojnë aktorët: David Zimmerschied, Alicja Bachleda, Ioana Iacob, Axel Moustache. Filmi shfaqet në kuadër të Pranverës Frankofone, i cili përfshin dhe shumë aktivitete të tjera, dhe mundësohet nga Ambasada Rumune.

Ngjarja është e thjeshtë dhe zhvillohet në vitin 1944 në një fshat të vogël në Transilvaninë rumune, ku Felix Goldschmidt, 16 vjeç, është me shokët e tij në një festë tradicionale bashkë me shokët e tij të shkollës. Ngjarjet e puqin Felix me Hans dhe Giselën. Por ndërkohë, miqësia e tyre nuk përshtatet me situatën sepse Rumania futet në luftë dhe është në kampin e Aleatëve. Ngjarjet precepitojnë shumë sepse Hans dhe Felix ndjekin zërin e origjinës së tyre dhe bashkohen me rininë hitlerane dhe Gisela ndahet. Këto ngjarje adoleshentësh jepen në një histori të paharrueshme. Duhet thënë se kamera dhe i gjithë aksioni i filmit i shkojnë situatës së sotme dhe dilemave që ka sot rinia.

Por në prirjet e kinematografisë së sotme mbahet si një nga filmat më të arrira të viteve të fundit.

m.s/NOA

KOMENTE