English

Meta: Më 26 prill, tubim me 5 mijë të rinjë në Tiranë

Berat, 28 mars, NOA - Procesi i përgatitjes për zgjedhjet lokale ka bërë që drejtuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim të zgjedhin qytetin e Beratit për të organizuar një takim me drejtuesit e Lëvizjes Rinore për Integrim.

Në takimin e organizuar me forumin e LRI-së, ka qenë i pranishëm dhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, i cili është shprehur se "rinia është fuqia e integrimit".

Duke u ndalur në rolin që ka LSI-ja në skenën politike dhe qeverisjen e vendit, kreu i LSI-së, Ilir Meta, u shpreh i bindur se zgjedhjet lokale do të jenë një fitore për LSI-në. "Jemi gati për fitoren e zgjedhjeve lokale", ka thënë, Meta.

Kreu i LSI-së ka vlerësuar rolin dhe kontributin e LRI-së dhe ka shprehur bindje se në zgjedhjet e ardhshme, LRI-ja do të ketë një peshim edhe më të madhe. Meta u shpreh se "rinia është fuqia e integrimit".

Ai ka deklaruar se në 26 prill do të organizohet një takim i madh mes të gjithë të rinjtë e kësaj partie. Takimi do të organizohet në Pallatin e Kongreseve dhe sipas zyrës së shtypit të LSI-së, parashikohet që në këtë takim të marrin pesë mbi 5 mijë të rinjë.

Kreu i LSI-së, Meta është shprehur se ky takim i madh do të jetë një tubim për integrimin e vendit.

m.xh/NOA

KOMENTE