English

"Pacarela", arrestohen tre për drogë, një në kërkim

Elbasan, 28 mars, NOA - Policia e Elbasanit ka arrestuar tre persona për trafikimin e lëndëve narkotike. Lajmi konfirmohet nga zëdhënësja e policisë e cila sqaron se të arrestuarve u është sekuestruar 280 gr lëndë narkotike e llojit Canabis Sativa.

Të arrestuarit janë, Majan Zerollari, 47 vjeç, Fatmir Zerollari, 36 vjeç dhe Florenc Zerollari, 19 vjeç.

Policia bënë të ditur se është shpallur në kërkim dhe Lavdosh Izet Bregu, 34 vjeç. Policia sqaron se arrestimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar, "Pacarela".

"Arrestimi u bë pasi në bazë informacioneve të marra nga ana e Seksioni i Luftës Kundër Narkotikeve, gjatë kontrollit të banesave të tyre, ne lagjen "5 Maji" Elbasan iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 280 (dyqind e tetëdhjetë) gr lëndë narkotike e llojit Canabis Sativa, e ndarë kjo në porcione dhe e destinuar për shitje", thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit.

KOMENTE