English

Përkujtohet 13 vjetori i tragjedisë së Otrantos

Vlorë, 28 mars, NOA - Të afërm të viktimave të tragjedisë së Otrantos, ku humbën jetën mbi 80 emigrantë shqiptarë, kanë përkujtuar sot në qytetin e Vlorës 13 vjetorin e ngjarjes.

Familjarët kanë bërë homazhe duke hedhur lule në breg të detit. 13 vite më parë, në 28 mars të vitit 1997, në kanalin e Otrantos, një anije shqiptare, "Katri i Rades" u përplas me anijen ushtarake italiane, "Sibilla".

Goditja ishte fatale për anijen shqiptare duke shkaktuar dhe mbytjen e saj. Në këtë tragjedi humbën jetë mbi 80 persona, mes të cilëve gra dhe fëmijë.

m.xh/NOA

KOMENTE