Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shuhet aktori i njohur Agim Qirjaqi
English

Shuhet aktori i njohur Agim Qirjaqi

Tiranë, 28 Mars NOA Update - Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Agim Qirjaqi, një ndër emrat e rëndësishëm të skenës dhe kinematografisë shqiptare.

Familja e të ndjerit njoftoi se 59-vjeçari u nda nga jeta ditën e sotme pas një sëmundjeje të rëndë. Qirjaqi vuante prej një tumori dhe mjekët ishin shprehur se sëmundja ishte e pashërueshme, megjithë përpjekjet për ta mbajtur në jetë.

Prej tre muajsh, gjendja shëndetësore e Agim Qirjaqit u përkeqësua shumë sa sot u shua.

Pritet që autoritetet të shpallin një ceremoni nderimi me rastin e humbjes së madhe të artit shqiptar.

Agim Qirjaqi është një aktor dhe regjisor shqiptar. U lind në Kolonjë në vitin 1950. Karrirën si aktor e fillon në Teatrin Kombëtar, pas mbarimit të studimeve në Akademinë e Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave "Rrugë të bardha" i Viktor Gjikës (Profesori), "Lulëkuqet mbi mure" i Dhimitër Anagnostit (Drejtori i Shkollës) etj. Me këtë të fundit fiton çmimin e parë në Festivalin II të Filmit, më 1977.

Më pas punon si regjisor në TVSH, ku realizon si regjisor e aktor shumë telefilma, mes të cilëve edhe filmin artistik "Dorina" (1980). Gjatë kësaj kohe vazhdon të punojë intensivisht në filma, duke qenë i preferuar nga shumica e regjisorëve tanë. Gjithashtu fillon të japë mësim, mjeshtërinë e aktorit, në Akademinë e Arteve, përvojë të cilën e vazhdon edhe pas rikthimit në Teatrin Kombëtar, më 1981. Në vitet '80 interpreton rregullisht në teatër dhe në film, duke qenë njësoj i suksesshëm, si në role dramatikë, ashtu edhe në ata komikë.

Më 1989 largohet për herë të dytë nga Teatri Kombëtar, këtë herë për një trajnim 2 vjeçar pranë të famshmit Xhiorxhio Strehler (Giorgio Strehler) në Teatrin Pikolo (Il Picolo Teatro) të Milanos dhe pastaj në Teatrin Elizeo (Eliseo) të Romës. Rikthehet në Teatrin Kombëtar më 1991 këtë herë më i dhënë pas regjisë. Ndonëse vazhdon të interpretojë në teatër dhe në film, të mbajë herë pas herë kurse me studentët e regjisë në Akademinë e Arteve, është gjithmonë e më aktiv në regji. Lista fillon me "Rikardi III" të Shekspirit (1992) dhe vazhdon me "Fando e Lis" të Arrabalit, me të cilën fiton Çmimin "Aleksandër Moisiu" në Festivalin e vitit 1994, "Marrëzia e madhështisë" të Vangjel Kozma, "Këngëtarja tullace" të Ioneskos dhe mbaron me "Armiku i popullit" të Ibsenit.

Krahas krijimtarisë, angazhohet edhe në veprimtaritë ‘jashtë skene', si përkthyes dramash ("Fando e Lis" dhe "Këngëtarja tullace"), bashkëpunëtor dhe anëtar i Këshillit Botues të buletinit Teatër, anëtar i bordeve të Studios Alba Film dhe Akademisë së Arteve, bashkëthemelues dhe kryetar i parë i Shoqatës Mbarëkombëtare të Artistëve të Teatrit (1992). Më 1996 fiton titullin "Asistent Profesor". Në sezonin 2002-2003 ka qenë drejtor i Teatrit Kombëtar.

e.r/NOA

KOMENTE