Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha rifillon punën, shprehet i sigurt për heqjen e vizave
English

Berisha rifillon punën, shprehet i sigurt për heqjen e vizave

Tiranë, 29 Mars NOA - Kryeministri Sali Berisha ka drejtuar mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe në fjalën e tij para deputetëve u shpreh se ndryshimet pozitive që lidhen me procesin e liberalizimit të vizave janë të dukshme.

"Jashtë zhurmës së kutive, vendi ka njohur reformat më të fuqishme, më të shpejta më të vendosura se në çdo periudhë tjetër të tij, reforma të cilat kanë sjellë dhe sjellin transformime epokale. Po të marrim vetëm ato që janë bërë gjatë këtyre muajve për heqjen e vizave, ato kanë realizuar ndryshime në shumë fusha si nata me ditën", - theksoi kreu i qeverisë që drejton dhe partinë më të madhe të mazhorancës aktuale.

Ai informoi më tej deputetët e PD se "sot në ora 18.00, Komiteti Ndërministror i Integrimit, bën miratimin përfundimtar të 2283 përgjigjeve për 2283 pyetje të pyetësorit të Bashkimit Evropian. Kjo përbën një ngjarje madhore në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Pyetësori, i cili finalizohet në këtë mbledhje, me të gjitha përgjigjet, përkthimet dhe është i gatshëm për të depozituar në Komisionin Evropian, përbën një dokument jashtëzakonisht të rëndësishëm për vlerësimin e Shqipërisë, për akordimin e statusit të kandidatit.

Berisha tha se vendimi i 16 nëntorit të vitit 2009, ishte një vendim historik, ishte vendimi më i rëndësishëm që Bashkimi Evropian ka marrë në 20 vitet e fundit për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj evropiane.

Pas këtij vendimi, Komisioni Evropian dorëzoi pyetësorin, në të cilin u angazhuan sipas kapitujve, nga 400 gjer në 1200 zyrtarë të të gjitha niveleve, u angazhuan 28 ekspertë të huaj dhe një numër i konsiderueshëm institucionesh dhe agjencish ndërkombëtare, të cilat u konsultuan për probleme dhe çështje specifike të pyetësorit.

Në trajtimin e problematikës së pyetjeve, është bërë një paraqitje e kthjellët, e saktë e të gjitha reformave të ndërmarra, reforma që kanë transformuar shoqërinë shqiptare dhe Shqipërinë në tërësi, sikundër është paraqitur edhe vizioni për zhvillimet e ardhshme në të gjitha fushat.

Duke përmendur këtë fakt, Berisha tha se "unë ju garantoj se nuk është përjashtuar asnjë, sepse 2283 pyetje kanë mundur të tejshkojnë çdo qelizë të veprimtarisë së shtetit shqiptar dhe të shoqërisë shqiptare".

Procedura është standarde, do t'i dorëzohet Komisionit Evropian në gjysmën e parë të prilli dhe pastaj natyrisht Komisioni Evropian, do të ketë të gjithë kohën e nevojshme për vlerësimin e përgjigjes së pyetësorit dhe vlerësimin e situatës në tërësi.

Nisur nga kjo, Berisha këmbënguli se "vlerësimi duhet të jetë i bazuar tërësisht mbi performancën e Shqipërisë, performancën e demokracisë shqiptare, mbi performancën e institucioneve të këtij vendi, shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut. Reformat kanë qenë dhe mbeten motoja jonë kryesore".

e.r/NOA

KOMENTE