Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Chountis-Burgaj: Plotësohen kushtet e BE-së për vizat
English

Chountis-Burgaj: Plotësohen kushtet e BE-së për vizat

Tiranë, 29 mars, NOA - Raporteri për Shqipërinë në komisionin e Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian, Nikolaos Chountis, ka zhvilluar sot një vizitë në ambientet e drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me qëllimin e njohjes nga afër me punën e kryer nga Policia e Shtetit lidhur me plotësimin e kushteve të kërkuara për liberalizimin e vizave.

Ai është prezantuar me sistemin "Inteligence Manager MEMEX", që është një sistem database, nëpërmjet të cilit Policia e Shtetit menaxhon informacionin kriminal që grumbullohet prej të gjitha strukturave të saj.

Ndërsa më pas, u njoh me përmirësimin e ndjeshëm që ka pësuar infrastruktura e Policisë Kufitare dhe Migracionit, si dhe vënien në funksion të plotë të sistemit TIMS.

Përmes këtij sistemi bëhet përpunimi i të gjitha të dhënave të shërbimit kufitar, duke filluar nga lidhja online me te 8-të Drejtoritë rajonale të Kufirit dhe monitorimi në 24 orë i 24 pikave kufitare me kamera nga Policia e Shtetit.

Ndërkaq, raporterit për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm në Parlamentin Evropian i është prezantuar database për lejet e qëndrimeve të të huajve, i cili është pjesë e regjistrit elektronik i të huajve. Ky regjistër së bashku me regjistrin e vizave janë të integruar me sistemin e pasaportave.

n.e/NOA

KOMENTE