Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Chuntis: Të shpejtohet heqja e vizave
English

Chuntis: Të shpejtohet heqja e vizave

Tiranë, 29 mars, NOA - Angazhimi i grupit konfederal të Unionit të majtë në Parlamentin Europian është për të përshpejtuar procedurat për heqjen e vizave ndaj shqiptarëve.

Një fakt të tillë e ka deklaruar Nikolaos Chountis, raporter i Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe Ballkanin, gjatë një takimi që zhvilloi me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila i ka komunikuar atij se "parlamenti shqiptar ka kaluar të gjitha ligjet që janë detyrim për heqjen e vizave".

Nga ana e tij, Chuntis tha se "kemi qenë dhe mbetemi mbështetës së lëvizjes së lirë të qytetarëve në Europë dhe përkrahim fort heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë".

"Unë besoj në përshpejtimin e proceseve integruese për vendet e Ballkanit Perëndimor, jo thjesht si reporter dhe jo vetëm se detyrimet janë plotësuar, por unë besoj se integrimi i këtyre vendeve në BE është një aspekt pozitiv, faktor paqe dhe stabiliteti për rajonin, por edhe për mirëqenien e popujve", tha ai në tërësi për procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Ndërsa kryetarja e Kuvendit theksoi se mbështetja gjithnjë e më e fortë që vjen nga komisionerët e BE-së dhe eurodeputetët për heqjen e vizave ndaj shqiptarëve, paraqitet për ne shumë inkurajuese.

"Ne do të bëjmë çdo gjë, që të merret vendimi për heqjen e vizave, pavarësisht nga përpjekjet e një njeriu për ta penguar këtë, përmes sjelljeve jo europiane", e siguroi ajo parlamentarin evropian.

Kurse mbi videon skandaloze të ushtarëve grekë, përfaqësuesi i Parlamentit Evropian tha se "dënon aktet që pamë gjatë paradës ushtarake në Greqi".

"Ne duhet t'i evitojmë këto akte, pasi nuk ndihmojnë në miqësinë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy popujve. Grupi ynë në parlament ka bërë një kërkesë drejtuar qeverisë greke për gjetur fajtorët e për të marrë masat e duhura", tha ai lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE