Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gëzim Alpion, vlerësohet sërish në botën akademike
English

Gëzim Alpion, vlerësohet sërish në botën akademike

Tiranë, 29 mars, NOA /Milena Selimi - Gëzim Alpioni është bërë një figurë e vlerësuar kohët e fundit, që kur ai vendosi që të shkruajë rreth Nënë Terezës, që ka të ngjarë më shumë të jetë diçka për të cilën përfytyron sot publicistika moderne sesa thjesht komenti i Alpionit për të.

Megjithatë, duhet që të vërehet se ai ka rrëfyer që nga fillimi për Nënë Terezën si pjesë e një axhende të tij të gjerë duke e shpëtuar reputacionin e vendit të tij të lindjes, ashtu si shenjtorja nga kthetrat e letërsisë popoliste të Britanisë së Madhe.

Ashtu si Nënë Tereza, Alpioni është shqiptar dhe kjo është përbashkësia dhe etniciteti, që e ka bërë atë të shkruajë për jetën e saj.

Pas të gjithave, ajo është një nga figurat më të mëdha...të këtij vendi", ka shkruar Edith Coëan studiuese në Universitetin e Perthit në Australia & Universitetin e Arteve Liberale në Bangladesh, duke vlerësuar publicistin.

Gëzim Alpioni është një publicist i njohur shqiptar që jep mësim në universitetin e Birmingamit pasi është bërë i njohur në vitet e fundit në botimin e disa librave.

Ka bërë një monografi të shquar për nënë Terezën "Mother Teresa: Saint or Celebrity" , pastaj dhe një libër tjetër shumë të vlerësuar "Encounters uith Civilizations".

Ka shkruar drama dhe botime të tjera si edhe është i përkthyer në disa gjuhë të huaja, ndërsa dramat e tij janë vendosur në skenat britanike

Kur të gjithë u morën me fjalë në Shqipëri, publicisti shqiptar i natyralizuar si britanik, Gëzim Alpion, realizoi për promovimin shqiptar të "Mother Teresa: Saint or Celebrity" atë që donte: një shikim ndryshe të shenjtores shqiptare, që e kishte prezantuar gjithashtu edhe në katedra të shuma nëpër botë.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE