English

Hipën si pasagjerë, i vjedhin makinën

Tiranë, 29 mars, NOA - I ka marrë në Kombinat si pasagjerë për t'i transportuar drejt Sukthit, por pasi kanë mbërritur në destinacion, dy personat i kanë marrë përmes forcës automjetin tip Benz me të cilin janë larguar, si edhe aparatin celular.

Ngjarja ka ndodhur me dy personat Lidjon Kaza dhe Rifat Bala, që të dy lindur në Librazhd e banues në Shijak, të cilët janë kapur më në fund nga forcat policore të Durrësit.

Mësohet se ata i kanë vjedhur me dhunë personit me inicialet N.C. automjetin e tij tip Benz me targa TR 2497 L si dhe telefonin celular personal, ndërsa ai ka njoftuar menjëherë shërbimet e policisë të cilat kanë patrulluar segmentet e mundshme rrugore të përdorura nga autorët për largim.

Dhe në sajë të punës operative të kryer gjatë ditëve në vijim, në zbatim të plan-operacionit të hartuar për zbardhjen e kësaj ngjarje, u identifikuan e më pas u mundësua kapja e dy të dyshuarve për ngjarjen.

Materialet për veprën penale të vjedhjes me dhunë në bashkëpunim iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE